Avokati me prejardhje nga Rahoveci, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij profesionale si Avokat me zyrë në Prishtinë, nder vite ka qenë i angazhuar në përfaqësimin e çështjeve me interes të gjerë shoqëror, në mbrojtje të të drejtave që burojnë nga marrëdhënia e punës dhe nga legjislacioni social.
Në kuadër të këtij angazhimi profesional, janë përfaqësuar me sukses çështje që lidhen me:
• realizimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësorë, përfshirë pagën jubilare dhe pagën e 13-të;
• mbrojtjen e të drejtave të profesorëve universitarë;
• çështje nga marrëdhënia e punës për pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK);
• realizimin e të drejtave të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, përfshirë çështje që lidhen me rrezikshmërinë dhe përfitimet financiare;
• përfaqësimin e mësimdhënësve në çështje që lidhen me kompensime dhe përfitime nga marrëdhënia e punës;
• mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve qeveritarë;
• çështje që lidhen me të drejtat e kategorive të dala nga lufta (OVL);
• përfaqësimin e veteranëve të luftës të punësuar në sektorin privat, për çështje të sqaruara përfundimisht me vendim të Gjykatës Supreme;
• çështje që kanë të bëjnë me pensionistët, ku përmes vendimit të Gjykatës Supreme është sqaruar praktika lidhur me obligimin e paraqitjes fizike.
Këto raste përfaqësojnë një kontribut profesional në forcimin e sigurisë juridike dhe në avancimin e praktikës gjyqësore, në përputhje me ligjin dhe standardet etike të profesionit të avokatit.
