
Për herë të parë në histori të komunës sonë tre rahoecianë kanë diplomuar si doganierë.
Bëhet fjalë për Ensar Vuçitërnën, Muhamed Mullabazin dhe Granit Osën.
Më poshtë edhe fotot përgjatë diplomimit, teksa urojmë më të mirat për ta.
Rahoveci duhet të jetë krenar që viteve të fundit, ka shtuar numrin e njerëzve që po shënojnë ngritje profesionale, duke lënë pas mentalitetin e së kaluarës.
Vetëm me kuadro e me bashkëpunim ia dalim.