Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

Vreshtarët janë treguar pak të ashpër karshi kryesisë aktuale pas rënies nga liga. 

Përmes një postimi që u shpërnda me të madhe nga anëtarët e tifo-grupit, kërkohet që ata ta marrin nën menaxhim klubin dhe mos ta lënë në dorë të të tjerëve.

Ky është një skenar që ka ndodhur edhe në vende të zhvilluara. Në anën tjetër, nga klubi kanë thënë për Rahoveci n’Fokus se nuk mund të flitet për të ardhmen e klubit të paktën pa u mbyllur kampionati.

Kur të mbyllet gjithçka sa i përket këtij viti futbollistik, atëherë udhëheqësit do të takohen dhe do të vendosin për rrugën përpara.

Duhet thënë që Vreshtarët kanë kërkuar dorëheqjen e tyre, duke shtuar se këtë duhet ta bëjnë nëse kanë pak moral.

Gjithsesi, ditët në vijim janë të rëndësishëm për KF Rahovecin, i cili pas gjashtë vitesh feston 100 vjetorin e klubit./Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

Foto: Kallxo.com Smajl Latifi i frikësohet tejmase balotazhit. Kështu i kanë thënë Rahovecit n’Fokus burime pranë kabinetit të tij. Arsyeja kryesore pse ai ka frikë për një gjë të tillë…

Vazhdoni të lexoni...
Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

E hapi dhe e proklamoi me krenarinë më të madhe. Megjithatë, “Shtëpia e Pleqve” mbetet vetëm dështimi i radhës i Smajl Latifit. Duke parë interesimin minimal të të moshuarve për…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

  • June 16, 2025
Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

  • June 16, 2025
Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

  • June 16, 2025
Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

  • June 12, 2025
Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?