Vjehrri rahovecian ushtron dhunë psiqike ndaj nuses

Një grua është ankuar në polici se vjehrri i saj ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh. 

“Dyshohet se ndaj ankueses femër kosovare ushtrohet dhunë psikike nga vjehrri i saj kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.