Vijon skandali me klasën V/3, propozohet që dy paralele të mbajnë mësim të përbashkët në sallën e EF-së

Të shtunën që lamë pas, doli në pah një skandal i papaprecedent e ku e përfshirë është Drejtoria Komunale për Arsim, që aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Afrim Limani, njëherit kreu i drejtorisë për Financa.

Ishin disa prindër që u lajmëruan në adresë të redaksisë lidhur me problemin e klasës V/3. Mësuesja e kësaj klase ka shkuar në pushim të planifikuar të lehonisë (siç edhe e lejon ligji), ndërsa shkolla “Isa Boletini” e ka ditur këtë fakt, nuk ka marrë asnjë veprim për zëvendësim.

Skandali i DKA-së: Vendosë për shpërbërjen e klasës V/3 të “Isa Boletinit”, shkak lehonia e mësueses

Siç ka mësuar Rahoveci n’Fokus nga burime pranë personelit të shkollës, gjithçka është bërë në pajtueshmëri që të mos ketë zëvendësim, për shkak se shumë kandidatë janë në listë dhe do të kishte tepër të pakënaqur në momentin e zëvendësimit.

Kjo pakënaqësi pastaj s’do mend se do t’i kundërvihej Smajl Latifit në zgjedhje.

ShFMU “Isa Boletini” asnjë fjalë për skandalin me klasën V/3, një mal me gabime drejtshkrimore në reagimin mediokër

Teksa shkolla s’e ka thënë asnjë fjalë përmes rrjeteve sociale, përkundër se bëri një reagim mediokër (shih sipër), redaksia jonë ka kuptuar planin e çuditshëm të udhëheqësisë.

Për ta evituar më të keqen, pra shpërbërjen e klasës V/3, planifikohet që në sallën e Edukatës Fizike të mbahet mësim i përbashkët për dy paralele.

Anise shihet si zgjidhje, nuk është as për së afërmi e tillë. Qe pse:

Shkollat edhe ashtu kanë probleme në mësimnxënie për shkak të numrit të madh që i duhet të punojë një arsimtari, e paramendoni kjo të ndodhë me mbi 40 vetë. Pra, aty s’do të kishte as mësimnxënie minimale.

Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje, kurse Rahoveci n’Fokus do të qëndrojë pranë për të mbështetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, e që është zëvendësimi i mësueses./Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

Gratë s’e duan Smajl Latifin, sondazhi i fundit thotë se kryetari s’i ka mirë punët me gjininë e bukur

Smajl Latifi e di rezultatin e një sondazhi të kryer së fundi në qytet. Dhe kjo është arsyeja pse mori nismën për t’u takuar me gratë e qytetit. Përderisa rezultati…

Vazhdoni të lexoni...
LAJMI I FUNDIT: Dy të vdekur nga aksidenti pranë gurthyesit në Astrazup

Dy të vdekur nga aksidenti pranë gurthyesit në Astrazup. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës. Sipas këtyre informatave, mësohet që jetën kanë humbur…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Vdes një 2-vjeçar nga Rahoveci, s’u mbijetoi plagëve nga një rrëzim aksidental

  • September 7, 2025
Vdes një 2-vjeçar nga Rahoveci, s’u mbijetoi plagëve nga një rrëzim aksidental

Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave prej komunës sonë që pësuan nga aksidenti në Astrazup

  • September 6, 2025
Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave prej komunës sonë që pësuan nga aksidenti në Astrazup

Gratë s’e duan Smajl Latifin, sondazhi i fundit thotë se kryetari s’i ka mirë punët me gjininë e bukur

  • September 6, 2025
Gratë s’e duan Smajl Latifin, sondazhi i fundit thotë se kryetari s’i ka mirë punët me gjininë e bukur

LAJMI I FUNDIT: Dy të vdekur nga aksidenti pranë gurthyesit në Astrazup

  • September 5, 2025
LAJMI I FUNDIT: Dy të vdekur nga aksidenti pranë gurthyesit në Astrazup