Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se një person është vetëplagosur, teksa shkoi për të kërkuar ndihmë në QKMF.
Nga institucioni, ashtu siç e precizon saktë edhe rregullorja, telefonuan menjëherë policinë.
I njëjti raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.
“Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor në QKMF pasi i njëjti dyshohet se ishte vet plagosur me armë në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas), një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gas, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor.”
