Vetaksidentohet një mini-bus në Mrasor të Rahovecit

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë- Klinë, ku tre persona kanë pësuar lëndime.

Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë marrë lëndime të cilët edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.