Verifikimi drejt fundit, shumë shpejt numërimi i votave nga jashtë që do ta përcaktojë balotazhin në Rahovec

Shumë shpejt do të vendoset edhe përfundimisht se kush do të jetë në balotazh përballë Smajl Latifit, anise Ali Dula ka përparësi të madhe karshi Burim Krasniqit, për shkak se sipas rezultateve preliminare ka 195 vota më shumë.

Lajm i mirë është që verifikimi i pakove nga jashtë po shkon drejt fundit dhe nesër pasdite apo në fundjavë mund të kemi numër të votave të tyre.

Kështu njoftoi para pak çastesh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një postimi në “Facebook”.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë: