Vdes një 58-vjeçar nga aksidenti në Dobërdelan, bashkëshortja e tij në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Rahoveci n’Fokus se nga aksidenti në aksin rrugor Rahoveci – Suharekë ka vdekur një person i moshës madhore, 58-vjeçar, teksa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë.

E njëjta, sipas autoriteteve është dërguar menjëherë për në Spitalin e Prizrenit.

“Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.