Vdes një 2-vjeçar nga Rahoveci, s’u mbijetoi plagëve nga një rrëzim aksidental

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Brestoc të Rahovecit, ku një fëmijë vetëm 2-vjeçar ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental.

Sinjali mëson se viktima është O. B., 2-vjeçar i cili më 31 gusht rreth orës 16:00 ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë. Fillimisht ai ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe më pas në QKUK, ku i ishte nënshtruar një operacioni.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, familja është njoftuar sot në mesditë se fëmija nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e procedurës “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit rajonalë janë duke e trajtuar rastin për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Të ndërlidhura

Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave prej komunës sonë që pësuan nga aksidenti në Astrazup

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur ditën e djeshme në fshatin Astrazup ka rezultuar me humbjen e dy jetëve, duke tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal. Autoritetet dhe familjarët…

Vazhdoni të lexoni...
Shejh Besimi njofton: Sonte është Nata e Mevludit

Shejh Besim Shehu ka njoftuar dervishët dhe myhybët e Teqes së Madhe Halvetie në Rahovec se sonte me datën 03.09.2025 është Nata e Mevludit. Më poshtë mund të lexoni njoftimin…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Vdes një 2-vjeçar nga Rahoveci, s’u mbijetoi plagëve nga një rrëzim aksidental

  • September 7, 2025
Vdes një 2-vjeçar nga Rahoveci, s’u mbijetoi plagëve nga një rrëzim aksidental

Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave prej komunës sonë që pësuan nga aksidenti në Astrazup

  • September 6, 2025
Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave prej komunës sonë që pësuan nga aksidenti në Astrazup

Gratë s’e duan Smajl Latifin, sondazhi i fundit thotë se kryetari s’i ka mirë punët me gjininë e bukur

  • September 6, 2025
Gratë s’e duan Smajl Latifin, sondazhi i fundit thotë se kryetari s’i ka mirë punët me gjininë e bukur

LAJMI I FUNDIT: Dy të vdekur nga aksidenti pranë gurthyesit në Astrazup

  • September 5, 2025
LAJMI I FUNDIT: Dy të vdekur nga aksidenti pranë gurthyesit në Astrazup