Ka vdekur ngasësi i traktorit që u aksidentua dje në Bërnjakë.
Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Aksidenti ngjau rreth orës 16:20, ndërsa viktima ndërroi jetë në QKUK pak para mesnatës.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje.”, thuhet ndër tjerash në raport.