1.1 C
Orahovac
E shtunë, 10 Janar, 2026

Valentina Morina, infermierja e vitit 2025

Ashtu si çdo vit tjetër, Rahoveci n’Fokus ka vijuar me seriozitetin në mbështetje të sektorëve më të rëndësishëm të shoqërisë, duke propozuar përzgjedhjen e laureatëve.

Siç edhe kemi paralajmëruar pak kohë më parë, kur edhe u hap afati për propozim të më të mirëve në fusha të ndryshme, redaksia përzgjodhi edhe infermieren e vitit.

Ky epitet, për këtë vit kalendarik i takon Valentina Morinës. E angazhuar në QKMF-në “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, Morina mori më së shumti propozime nga qytetarët, propozime këto që erdhën në postën tonë elektronike.

Pikë kyçe e këtyre adresimeve ka qenë angazhimi i saj në Mjekësinë Familjare, duke u shquar për angazhimin e pashoq në terren.

Të tjera të rëndësishme

Më të klikuarat