UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

UEFA sot ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka nisur procedurat për Rumaninë dhe Kosovën, pas ndeshjes që u ndërpre në kohën shtesë.

UEFA njoftoi se kishte hapur “procedura disiplinore” pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë.

Në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0-0, Kosova u larguan nga fusha, pasi tifozët rumunë filluan thirrjet “Serbi, Serbi” dhe hodhën karrige në fushë.

Kosova pastaj nuk pranoi të riktheheshin në fushë, gjë që çoi në ndërprerjen e lojës.

UEFA ka hapur një hetim për të gjykuar rastin, ku ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se të dyja Federatat janë duke u hetuar.

“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet një njoftim.

Po ashtu në fund thuhet se informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

  • Të ndërlidhura

    Ankohet organizata “Dylberizëm”, dënohet me 4500€ Lista për Familjen

    Organizata joqeveritare “Dylberizëm” ka njoftuar për një vendim të PZAP-it. Më saktë, kjo organizatë ka treguar se PZAP e ka dënuar me 4.500 euro subjektin Koalicioni për Familjen për shkak…

    Vazhdoni të lexoni...
    Nga janari pagat dalin me rritje, por pse s’u trajtuan dilemat ligjore?

    Në fund të muajit tetor, Qeveria e Kosovës mori vendim për rritje të pagave në sektorin publik. Kjo rritje u njoftua që do të bëhet me dy faza dhe faza…

    Vazhdoni të lexoni...

    Mund t'ju kenë ikur

    Çka na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit?

    • April 30, 2025
    Çka na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit?

    Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

    • April 30, 2025
    Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

    “S’ka rrjet, u ndalë rrjeti”, bujqit rahovecas hasin në telashe gjatë aplikimit për subvencione

    • April 29, 2025
    “S’ka rrjet, u ndalë rrjeti”, bujqit rahovecas hasin në telashe gjatë aplikimit për subvencione

    E FUNDIT: Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Rahovecit

    • April 29, 2025
    E FUNDIT: Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Rahovecit