Tjetër rast dhune në Rahovec, vjehrri sulmon nusen

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në një familje në Rahovec.

Në raportin e policisë thuhet se rreth orës 19:40 është raportuar një rast i dhunës në familje, ku viktima, një grua kosovare, dyshohet se ka pësuar dhunë fizike nga vjehrri i saj, mashkull kosovar.

Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj). Lidhur me rastin, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj dhe nuk ka dëshiruar urdhër mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.