Super-lajm: Mblidhet shuma e kërkuar për shërimin e Arnisit nga Rahoveci, përshëndetje plot shpresë me babain e të motrën

Është mbledhur shuma e kërkuar për shërimin e Arnisit, bashkëvendasit tonë për të cilin u kërkuan para.

Elvis Naçi tashmë ka bërë të ditur se është mbledhur shuma e nevojshme dhe se i vogli është nisur jashtë vendit bashkë me të emën, përcjell Rahoveci n’Fokus.

Në vetë videon e publikuar shihet edhe momenti emocionues, kur Arnisi përshëndet të atin e të motrën, me plot shpresë se do të kthehet triumfues, gjë për të cilën lutemi edhe ne.