Sulme të parreshtura ndaj Edon Canës, por cila është arsyeja?

Në qarqet politike dhe parapolitike në Rahovec ka filluar të diskutohet tejmase fushata e deritanishme e Edon Canës. 

Përderisa shumëkush ishte skeptik rreth asaj se si do të paraqitej apo çka do të ofronte në publik, ish-ambasadori në Bullgari dhe njëri prej kuadrove më të respektuar në qendër të PDK-së, Edon Cana, befasoi të gjithë për të mirë.

Dhe etiketat “Edoni, Edoni, Edoni” nëpër koluaret e qytetit duket se po i pengon dikujt. 

Kjo shihet nga sulmet e panumërta të kryetarit Latifi, por dhe jo vetëm. 

Siç ka mësuar Rahoveci n’Fokus brenda kampit të Smajl Latifit, sulmet ndaj Canës po bëhen për të vetmen arsye: që të dalë keq në qytet, e këto vota t’i rrëmbejë kandidati i AAK-së.

Kjo, si teori lë për të dëshiruar, pasi tradicionalisht PDK-ja ka qenë shumë e fortë në qytet, kurse Aleanca më se e dobët. Gjithsesi, votuesi, specifikisht brenda përbrenda qytetit pritet të vendosë më 12 tetor se cila do të jetë alternativa më e mirë nga këto dy të apostrofuarat, Cana VS Latifi.