S’respektoi shenjat e komunikacionit, Policia e Kosovës gjobit ngasësin e autobusit me pelegrinë serbë

Pak kohë më parë në redaksinë tonë arritën disa pamje ku shihej një autobus me targa serbe e pelegrinë serbë poashtu, i ndalur në mes të qytetit.

Për të kapur lajmin, publikuam në shpejtësi edhe videon, teksa më pas morëm informacione të tjera.

Siç mëson Rahoveci n’Fokus, arsyeja e ndaljes nga ana e autoriteteve është se ngasësi nuk respektoi shenjat e komunikacionit.

Përveç faktit që mjeti ishte mbi 3.5 ton, gjë e ndaluar në segmentin përkatës, ai nuk respektoi as shenjën tjetër të kthimit të obliguar në të djathtë.

Veç kësaj, bëhet e ditur se i njëjti autobus, në momentin e kyçjes në rrugën kryesore, demoloi gomën, të cilën u desh ta ndërronte vetë.