Sot s’keni arsye, krejt te Kompleksi Sportiv në mbështetje të KF Rahovecit – treni i fundit përballë Istogut

Sot është ndeshja më e rëndësishme ndër vite për KF Rahovecin. 

Djemtë e Liridon Lecit luajnë ndaj Istogut në duelin që me një fitore eventuale rrit sadopak shpresat dhe çon çështjen “mbijetesë” deri në fund, përcjell Rahoveci n’Fokus.

Sfida nis nga ora 14:00, teksa moti është pranverë në vete.

Andaj, s’keni arsye. Krejt tek Epopeja, përkatësisht Kompleksi Sportiv.