Sonte shihet kush është kandidati më i kthjellët, në ATV mbahet debati i parë për Rahovecin

Debati politik në zgjedhje lokale, në një vend të qytetëruar e thotë fjalën kryesore.

Sonte është radha për Rahovecin, me banorët e komunës sonë që sy e vesh do të jenë kah ATV-ja.

Të gjithë kandidatët duke filluar nga kreu aktual, Smajl Latifi, kandidati i PDK-së, Edon Cana, ai i LDK-së, Burim Krasniqi dhe në fund fare Ali Dula i VV-së, do të synojnë ta fitojnë garën televizive, për t’i bindur qytetarët se e meritojnë votën e tyre.

Kujtojmë, debati fillon nga ora 20:00.