Sheshi i Qytetit ende nuk ka përfunduar, ani se par qenë synim i Smajl Latifit që të përmbyllet para zgjedhjeve, gjë kjo e pamundur në horizont.
Por, duket se kryetarit nuk po i bën edhe aq fortë.
Vëmendja e madhe që iu ka kushtuar zgjedhjeve, po e çon atë drejt gjesteve të pahijshme.
Një i tillë u shenjua ditën e sotme në hapje të fushatës.
Kjo e fundit u mbajt në shesh, shesh ky që s’ka pas pranim teknik, sepse s’është i përfunduar.
Redaksia jonë ka çuar pyetje edhe në drejtim të drejtorisë për Shërbime Publike për të parë nëse dega e AAK-së kishte leje pëe organizim, por deri më tani s’kemi marrë përgjigje./Rahoveci n’Fokus