
Smajl Latifi duket të ketë simpati të pakusht ndaj komunës fqinje, Suharekës.
Përveç faktit se një numër tenderësh kalojnë në juglindje të Rahovecit, tash kreu ynë ka filluar edhe me promovimin e Golden Eagle.
Në një vizitë të para tri ditëve në Kaznik, Latifi takoi personin më të vjetër të komunës sonë, 108-vjeçaren Sadije Bajrën.
Megjithatë, një detaj interesant është parë në postim, e që lehtë mund të evitohej nga ekipi që ia menaxhon rrjetet sociale kryetarit.
Bëhet fjalë për promovimin e Golden Eagle, kompanisë gjigante që s’ka nevojë as për promovim, në veçanti nga një kryetar i një komune të varfër.
Latifi, pasi edhe zgjedhjet janë afër, duhet t’i vizitojë verëtarët rahovecas e t’i shtyejë përpara ata. Suhareka është e zhvilluar. Rahoveci jo.