
Një skandal i paprecend është shënuar këto ditë në komunën tonë, përkatësisht në shkollën më të madhe, “Isa Boletini”.
Përderisa organet drejtuese po bëjnë përgatitjet e fundit për nisjen e fillimit të vitit të ri shkollor, duket se nuk ia kanë dalë ta menaxhojnë mirë situatën në një rast.
Bëhet fjalë për klasën V/3. Mësuesja përkatëse ka shkuar në pushim të planifikuar të lehonisë që do të zgjasë deri në Prill. Çka do të thotë se këtyre nxënësve për një vit do t’u duhet të mësojnë ndaras me shokët e përditshëm, porse duhet të adaptohen në ambient të ri.
Dhe paramendoni, krejt kjo për shkak se DKA nuk ka guxim ta zëvendësojë mësuesen që ka shkuar në pushim. A e dini pse nuk ka guxim? E logjikshme. Ka shumë opsione për ta zëvendësuar, por nuk guxon të vendosë për njërin ose njërën, sepse pastaj shumë kandidatë që janë në pritje për t’u punësuar do të mbetnin të pakënaqur.
Duke marrë parasysh këto, DKA-ja që aktualisht udhëhiqet nga Afrim Limani, drejtor i Financave poashtu, në bashkëpunim me shkollën kanë gjetur “gjuhën e përbashkët”: “më mirë të pësojnë fëmijët se ne në zgjedhje.” Dhe a besoni se këtu nuk ka gisht Smajl Latifi?! As ne!/Rahoveci n’Fokus