Shoqata Hareja mbushet me ujë të pusetave, kompania mbylli kanalet pas krijimit të vendparkingjeve

Pak javë më parë, saktësisht me datën 30 të muajit të kaluar raportuam për një mbyllje kanali kullimi në intervenimin që kompania e bëri për krijimin e vendparkingjeve të reja.

Menjëherë vërshuan kritikat në drejtim të redaksisë, duke na akuzuar për propagandë.

Dhe ja, nuk shkoi shumë dhe tashmë duhet të vuajmë, veçanërisht fëmijët që ndjekin edukimin joformal te Institucioni Hareja.

Pikërisht nga brenda këtij institucioni janë siguruar fotografi, ku uji i pusetave shihet të ketë depërtuar brenda në objekt.

Për hir të korrektësisë dhe obligimit ligjor, ne kontaktuam me drejtoreshën Adelina Paqarizi, e cila mohoi një gjë të tillë, duke thënë se ky është problem i brendshëm i Harejës.

“Mirë që ke telefonuar për të konfirmuar. Nuk e di kush të ka thënë ashtu, po s’është e vërtetë. Është problem i yni, e që shpresojmë ta zgjdhim. Ne jemi këtu brenda duke punuar”, shtoi ndër tjerash ajo për Rahoveci n’Fokus.

Të ndërlidhura

Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i së ashtuquajturës ‘‘Zyre për Kosovën’’

Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Kështu mëson Gazeta Express nga burimet e saj. Arrestimi i…

Vazhdoni të lexoni...
21-vjeçarja që vdiq nga vetaksidenti në Gjermani është nga Hoça e Vogël, varroset të mërkurën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen. Sipas…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i së ashtuquajturës ‘‘Zyre për Kosovën’’

  • July 18, 2025
Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i së ashtuquajturës ‘‘Zyre për Kosovën’’

Fermerit në Rahovec i digjen 15 hektarë grurë, kërkon kompensim nga ministria e Bujqësisë

  • July 18, 2025
Fermerit në Rahovec i digjen 15 hektarë grurë, kërkon kompensim nga ministria e Bujqësisë

21-vjeçarja që vdiq nga vetaksidenti në Gjermani është nga Hoça e Vogël, varroset të mërkurën

  • July 15, 2025
21-vjeçarja që vdiq nga vetaksidenti në Gjermani është nga Hoça e Vogël, varroset të mërkurën

Hidhet shorti i EHF Cup, Rahoveci pret fituesin e duelit Dudelange – Butel

  • July 15, 2025
Hidhet shorti i EHF Cup, Rahoveci pret fituesin e duelit Dudelange – Butel