Shkoi në “zero” dhe hapi 6 dritare përballë fqinjit, s’e respekton vendimin e inspektorit Zeka, këtij s’i bëhet vonë hiç

Një rast sa i çuditshëm aq edhe interesant ka ndodhur në Rahovec. Një ndërtues i shtëpisë, ka hapur gjashtë dritare në drejtim të fqinjit, anise ligji e thotë qartë që duhet të largohesh dy metra nga vija ndarëse mes dy parcelave për t’i hapur dritaret.

Në adresë të redaksisë sonë ka ardhur një ankesë e qytetarit që tashmë ka dërguar shkresë edhe në drejtorinë e Inspekcionit, por që inspektori nuk është se po mendon shumë për këtë çështje.

Fillimisht, duhet qartësuar, në fotografinë që po e shihni më poshtë, inspektori i Ndërtimit, Gëzim Zeka jep urdhër që dritaret të mbyllen me efekt të menjëhershëm, vendim ky që mban datën 1 gusht 2024, paramendoni gati 100 ditë më parë.

Duke parë neglizhencën e autoriteteve, parashtruesi i kërkesës ka shkuar sërish në komunë, gjegjësisht në drejtorinë përkatëse.

Ai mori edhe një dokument, që figuron të jetë i datës 3 tetor 2024, përkatësisht dokumenti me numër protokolli 3132.

Gjithashtu, edhe në këtë vendim të protokolluar, inspektori Zeka thotë se dritaret duhet të mbyllen menjëherë.

Pala tjetër, personi që ka ndërtuar shtëpinë dhe ka lënë të hapura dritaret, ka shkruar në vendimin e datës së 1 gushtit se do t’i mbyll.

Megjithatë, sipas ankuesit kjo gjë nuk ka ndodhur edhe më tutje.

Rahovecit n’Fokus i është bërë e ditur se çështja shumë shpejt pritet të shkojë edhe në gjykatë, teksa ajo që vlen për t’u theksuar është neglizhenca e Inspekcionit për ta mbyllur çështjen sa më parë e më pastër të jetë e mundshme.

Për hir të korrektësisë e etikës gazetareske, ne dërguam pyetje në postën zyrtare të drejtoreshës për Punët Inspektuese, Nora Boshnjaku, por që deri në momentin e publikimit nuk kemi marrë përgjigje./Rahoveci n’Fokus

 

  • Të ndërlidhura

    Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

    Foto: Kallxo.com Smajl Latifi i frikësohet tejmase balotazhit. Kështu i kanë thënë Rahovecit n’Fokus burime pranë kabinetit të tij. Arsyeja kryesore pse ai ka frikë për një gjë të tillë…

    Vazhdoni të lexoni...
    Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

    E hapi dhe e proklamoi me krenarinë më të madhe. Megjithatë, “Shtëpia e Pleqve” mbetet vetëm dështimi i radhës i Smajl Latifit. Duke parë interesimin minimal të të moshuarve për…

    Vazhdoni të lexoni...

    Mund t'ju kenë ikur

    Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

    • June 16, 2025
    Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

    Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

    • June 16, 2025
    Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

    Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

    • June 16, 2025
    Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

    Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

    • June 12, 2025
    Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?