ShFMU “Isa Boletini” asnjë fjalë për skandalin me klasën V/3, një mal me gabime drejtshkrimore në reagimin mediokër

Foto: Ilustrim

Pak orë më parë, Rahoveci n’Fokus shtytur nga prindërit publikoi një skandal në vete, ku bëhet fjalë për shpërbërjen e klasës V/3, përkatësisht shpërndarjen e 23 nxënësve në klasë të tjera, krejt kjo për shkak se mësuesja ka shkuar në pushim të planifikuar të lehonisë deri në prill të vitit të ardhshëm.

LEXO NË DETAJE:

Skandali i DKA-së: Vendosë për shpërbërjen e klasës V/3 të “Isa Boletinit”, shkak lehonia e mësueses

Përkundër se është e shtunë, shkolla reagoi para pak çastesh, por duke mos përmendur fare rastin përkatës.

Mes tjerash, aty thuhet që kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. 

Por, ajo që duhet thënë, gabimet drejtshkrimore. Kaaaaa! Shumë. Dmth më mirë t’i angazhojnë arsimtarët e Gjuhës Shqipe sesa të bëjnë publikime të tilla. “t’a”!! Nuk ka apostrof në “ta”! Pastaj, në fjalët e fjalitë thirrmore, nxitëse e dëshirore si ajo: “Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2025 – 2026.”, mbyllet me pikëçuditëse, jo me pikë. Po nejse, se kjo pak më e rëndë.

Urojmë ta përmirësojnë tekstin ashtu siç duhet, sepse nuk është në rregull që t’i përgatisin gjeneratat e reja me gabime! 

Më poshtë edhe reagimi i dobët (klasifikim ky nga ana e redaksisë), teksa shpresojmë që flasin njëmend për skandalin me klasën V/3!

Të ndërlidhura

Vdes një 2-vjeçar nga Rahoveci, s’u mbijetoi plagëve nga një rrëzim aksidental

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Brestoc të Rahovecit, ku një fëmijë vetëm 2-vjeçar ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental. Sinjali mëson se viktima është O. B., 2-vjeçar…

Vazhdoni të lexoni...
Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave prej komunës sonë që pësuan nga aksidenti në Astrazup

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur ditën e djeshme në fshatin Astrazup ka rezultuar me humbjen e dy jetëve, duke tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal. Autoritetet dhe familjarët…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Sebepi kërkon një tokë për shitje 10-15 ari në Rahovec

  • September 9, 2025
Sebepi kërkon një tokë për shitje 10-15 ari në Rahovec

Fantastike kjo: Mediet e huaja shkruajnë për pjesëmarrjen e lëvruesve kosovarë në Çeki

  • September 9, 2025
Fantastike kjo: Mediet e huaja shkruajnë për pjesëmarrjen e lëvruesve kosovarë në Çeki

Vdes një 2-vjeçar nga Rahoveci, s’u mbijetoi plagëve nga një rrëzim aksidental

  • September 7, 2025
Vdes një 2-vjeçar nga Rahoveci, s’u mbijetoi plagëve nga një rrëzim aksidental

Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave prej komunës sonë që pësuan nga aksidenti në Astrazup

  • September 6, 2025
Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave prej komunës sonë që pësuan nga aksidenti në Astrazup