
Shejh Besim Shehu ka njoftuar dervishët dhe myhybët e Teqes së Madhe Halvetie në Rahovec se sonte me datën 03.09.2025 është Nata e Mevludit.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:
LAJMËRIM
Nesër, me 03.09.2025 është nata e Mevludit e me 04.09.2025 është dita e Mevludit, ummeti i begatë përkujton ditën më të ndritur të historisë njerëzore – ditëlindjen e të Dërguarit të All-llahut, Muhamedit a.s., mëshirës për botët.
Le ta presim këtë ditë me zemra të pastra, me lutje të sinqerta dhe me dashuri për atë që na mësoi mirësinë, durimin dhe mëshirën.
Të bëjmë namaz, dhikër e selavat, duke kujtuar se dashuria për të Dërguarin a.s. është shenjë e besimit tonë.
O All-llah, na bëj pasues të sinqertë të Muhamedit a.s., na mbush me dritën e sunetit të tij dhe na bashko me të në xhenet!
02.09.2025
Me respekt Shejh Besim Shehu
BSH