Shaip Shala: KH Rahoveci mund të shuhet

Hendboll: Superliga e Kosovës

Kampioni Rahoveci në krizë financiare, rrezikohet pjesëmarrja në gara!

SHAIP SHALA

Nuk po dëshiron askush, por mund të ndodhē precedent dhe kurioziteti unikat në sportin shekullor të Kosovēs, që kampioni shtetëror nē fuqi, të i braktisë garat para fillimit të kampionatit!

Fjala është për KH Rahoveci, kampion i dyfisht dhe aktual, i cili është kapluar nga kriza financiare, dhe mundësia është e vogël që të vazhdojë gara!
Burime të afērta me klubin, i kanë konfirmuar InfoRahovecit në kushte anonimiteti, se borxhet ndaj stafit teknik dhe lojtarëve datojnë edhe nga muaji janari dhe marsi!

InfoRahoveci ka kontaktuar drejtorin sportiv, Afrim Deliu, i cili ka premtuar përgjigjen për dy-tre ditë, por duke ditur faktin se stërvitjet ēshtë dashur të fillojnë mē 01 gusht, të cilët nuk janë as në horizont, çdo përgjigje nuk do të ishte bindëse.

Nga klubi janë larguar Allonso Garsia, Alban Haziri, Adonit Isufi, Çlirim Rama, Florian Rexha, Jeton Bislimi, ndërkaq në pritje për marrëveshje, gjegjësisht vazhdimit të kontratës janë portierët Arbër Curi dhe Art Luzha, si dhe Mali Luzha dhe Jon Muçolli.

Përndryshe, KH Rahoveci nga subvencionet komunale ka përfituar për vitin 2025, 27 mijë euro, nga cila shumë në llogarinë e klubit janë derdhur 13 mijë e 700 euro.

InfoRahoveci uron që ky tekst të jetë senzibilizues në tejkalimin e situatēs, dhe KH Rahoveci të vazhdojë me dominimin në hendbollin kosovar.

Të ndërlidhura

Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

10 vjet udhëhoqi me komunën tonë. Pra nëse marrim për bazë 25 vitet e çlirimit, i bie që 40% të kohës ka udhëhequr Smajl Latifi. Rrjedhimisht ka goxha merita për…

Vazhdoni të lexoni...
Çka na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit?

*Artikulli nuk përmban asnjë qëndrim të redaksisë. Çfarë na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit? Shkruan: Jeton Haxhimustafa As më shumë, as më pak se ky rezultat që po…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

I lirë për Rahovecin, KQZ certifikon Ilir Pallqën si kandidat të pavarur

  • August 14, 2025
I lirë për Rahovecin, KQZ certifikon Ilir Pallqën si kandidat të pavarur

Shaip Shala: KH Rahoveci mund të shuhet

  • August 14, 2025
Shaip Shala: KH Rahoveci mund të shuhet

OVL në Rahovec: Vëllezërit Emini të arrestuar në Serbi nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së

  • August 14, 2025
OVL në Rahovec: Vëllezërit Emini të arrestuar në Serbi nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së

Policia serbe arreston dy kosovarë, pretendon se rrëmbyen një serb në Rahovec më 1999

  • August 14, 2025
Policia serbe arreston dy kosovarë, pretendon se rrëmbyen një serb në Rahovec më 1999