3.5 C
Orahovac
E shtunë, 10 Janar, 2026

Sada e LDK-së: Në QKMF lindin vetëm gratë e burrave të afërt me AAK-në

Hatmane Sada nga LDK, thotë se Smajl Latifi po manipulon me nënat dhe me mediat rreth subvencioneve – pasi po diskriminohen nënat e Rahovecit që lindin në spitalin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Veç kësaj ajo shtoi se në QKMF-në “Dr. Fahredin Hoti” lindin vetëm gratë e burrave që janë të afërt me AAK-në.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Manipulimi me nënat e Rahovecit dhe mediave pa dallim

Nuk ka më keq se kur institucionet diskriminojnë nënat, të cilat janë kategori shumë e ndjeshme e shoqërisë.

Smajl Latifi plot krenari me shërbëtorët e tij besnik, me plot vetdije, doli të krenohej për subvencionimin e nënave rahoveciane me 600€ për çdo lindje.

I keqinterpretuar tërësisht, qëllimshëm nga mediat, kjo “rritje e subvencioneve” u njoftua si sukses i radhës, por në fakt është manipulim si me nënat ashtu edhe me mediat.

Kjo rritje e subvencioneve vlen VETËM për lindjet në QKMF, e aty lindin veç ato gra që burrat e tyre kanë lidhje me AAK-në, tjerat urdhërohen të shkojnë në Gjakovë, e ato që lindin në vende tjera, edhe pse janë nëna nga Rahoveci, nuk marrin subvencione.

🔘Statistika më poshtë e zbulon manipulimin e Smajl Latifit dhe servilëve të tij:

🔴Gjendja aktuale tash e 4 vite:
❌Total 2036 lindje
❌Vetëm 107 në QKMF
❌2199 nëna nuk morën subvencionim edhe pse jetojnë në Rahovec – veç pse lindën në spitale tjera

✅CILA ËSHTË ZGJIDHJA E VETME E NDERSHME?

Subvencionimi i të gjitha nënave nga komuna e Rahovecit, pa dallim ku lindin ato.

Të tjera të rëndësishme

Më të klikuarat