Rryma e dobët shkund siguresat e kafiterisë ikonike “The Doors”

Rryma e dobët vijon të jetë problem për shumë lagje.

Sot e ka pësuar edhe kafiteria ikonike “The Doors”. 

Sipas fotografive të siguruara nga redaksia jonë, të gjitha siguresat e kafiterisë janë djegur.

E kjo për shkak të rrymës së dobët.

Duhet thënë që kjo lagje ka probleme të vazhdueshme, ndërsa ditë më parë ishte djegur edhe semafori përkatës shumë pranë kësaj kafiterie.