1.1 C
Orahovac
E shtunë, 10 Janar, 2026

RIGA PHARM – Rrjeti që po ngrit standardin e barnatoreve dhe po fuqizon rolin e farmacistit në Kosovë

1.      Sa barnatore janë hapur deri më tani në kuadër të rrjetit Riga Pharm dhe në cilat qytete të Kosovës shtrihet aktualisht rrjeti juaj?

Rrjeti Riga Pharm ka shënuar një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme ndër vite. Deri më tani kemi ndërtuar një rrjet prej 80 njësish barnatoresh, të shtrira gjerësisht në mbarë Kosovën, duke mbuluar njëkohësisht zona urbane dhe rurale. Zgjerimi ynë ka qenë i planifikuar me kujdes dhe i bazuar në nevojat reale të qytetarëve. Aktualisht, si pjesë e vizionit tonë për zhvillim të mëtejmë, jemi në fazë përgatitore për hapjen e njësive të reja në Gjakovë dhe një njësie në Junik.

Qëllimi ynë nuk ka qenë asnjëherë thjesht zgjerimi numerik, por ndërtimi i një rrjeti të konsoliduar që garanton të njëjtin standard shërbimi, profesionalizmi dhe etikë farmaceutike në çdo njësi, pavarësisht lokacionit. Pikërisht kjo qasje ka qenë themeli mbi të cilin është ndërtuar besimi i qytetarëve ndaj Riga Pharm.

2.      Sa është numri i të punësuarve në Riga Pharm?

Sot, Riga Pharm punëson 564 punonjës, ku një pjesë shumë e rëndësishme e tyre janë farmacistë të diplomuar dhe teknikë të farmacisë.

Si farmaciste, kam qenë gjithmonë e bindur se zemra e çdo barnatoreje është stafi profesional. Prandaj, investimi në burime njerëzore, në trajnime të vazhdueshme dhe në zhvillim profesional është një nga prioritetet tona kryesore.

3.      Sa qytetarë shërben mesatarisht rrjeti Riga Pharm brenda një dite?

Në baza ditore, barnatoret e rrjetit Riga Pharm u shërbejnë mijëra qytetarëve në të gjithë Kosovën. Për ne, ky nuk është thjesht një tregues numerik, por një tregues i besimit të fituar ndër vite. Çdo qytetar që hyn në një barnatore Riga Pharm përfaqëson një përgjegjësi profesionale, etike dhe njerëzore, sepse pas çdo kërkese qëndron një nevojë reale shëndetësore.

Kjo përgjegjësi na udhëheq çdo ditë që shërbimi ynë të mos jetë vetëm korrekt, por i kujdesshëm, profesional dhe i denjë për besimin që na është dhënë.

  1. Si farmaciste me përvojë, çfarë ju shtyu të ndërtoni një rrjet barnatoresh dhe jo vetëm një barnatore individuale?

Si farmaciste, gjatë viteve kam kuptuar se ndikimi real në shëndetin e komunitetit nuk vjen vetëm nga një barnatore e vetme, por nga standardizimi i shërbimit në shkallë më të gjerë.

Ideja për të ndërtuar rrjetin Riga Pharm lindi nga nevoja për të krijuar një model barnatoresh ku profesionalizmi, etika dhe cilësia të mos varen nga individi, por të jenë pjesë e një sistemi të qëndrueshëm.

Synimi im ka qenë gjithmonë që çdo qytetar, pavarësisht se në cilin qytet ndodhet, të marrë të njëjtin nivel kujdesi farmaceutik.

  1. Si ndikon formimi juaj profesional si farmaciste në mënyrën se si drejtohet Riga Pharm sot?

Formimi im si farmaciste ndikon drejtpërdrejt në çdo vendimmarrje strategjike.

Riga Pharm, vendimet nuk merren vetëm mbi baza financiare, por mbi pyetjen: “A është kjo në interes të shëndetit të pacientit?”

Kjo qasje ka ndikuar që këshilla profesionale, korrektësia dhe përgjegjësia etike të jenë pjesë e kulturës së kompanisë, nga menaxhmenti deri te çdo farmacist në barnatore.

6.      A mendoni se krijimi i rrjetit Riga Pharm ka ndikuar në rritjen e standardit të barnatoreve në Kosovë?

Po, besoj fuqishëm se krijimi i rrjetit Riga Pharm ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në ngritjen e standardit të barnatoreve në Kosovë.

Ne kemi ndërtuar një model ku etika profesionale, përgjegjësia shëndetësore, organizimi i mirëfilltë dhe transparenca nuk janë vetëm parime të shkruara, por praktikë e përditshme në çdo njësi të rrjetit.

Një nga synimet tona kryesore ka qenë rikthimi i dinjitetit dhe rolit real të farmacistit, si profesionist shëndetësor dhe këshilltar i besueshëm për qytetarët. Farmacisti nuk duhet të perceptohet si shitës produktesh, por si figurë kyçe në zinxhirin e kujdesit shëndetësor, me përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj shëndetit të pacientit.

Kjo qasje ka ndikuar jo vetëm në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj barnatoreve tona, por edhe në vetë profesionin e farmacistit, duke e fuqizuar rolin e tij këshillues, etik dhe njerëzor. Besoj se modele të tilla kontribuojnë gradualisht në ngritjen e standardeve të gjithë sektorit farmaceutik në vend.

7.      Si kujdeset Riga Pharm për sigurinë dhe cilësinë e produkteve medicinale që shet?

Siguria dhe cilësia e produkteve medicinale janë parime themelore dhe të panegociueshme për Riga Pharm. Ne bashkëpunojmë ekskluzivisht me furnitorë të licencuar dhe të certifikuar, duke respektuar në mënyrë strikte kërkesat ligjore dhe profesionale për origjinën, transportin dhe ruajtjen e produkteve.

Çdo produkt menaxhohet sipas procedurave të qarta dhe të standardizuara, që garantojnë kushte optimale ruajtjeje dhe kontroll të vazhdueshëm të cilësisë. Megjithatë, për ne siguria nuk ndalet vetëm te produkti. Një pjesë thelbësore e këtij procesi është këshillimi profesional i farmacistit, sepse edhe produkti më cilësor humb vlerën nëse nuk shoqërohet me udhëzim të saktë, përdorim të përgjegjshëm dhe informim të drejtë për pacientin.

Kjo qasje e plotë na lejon të garantojmë jo vetëm cilësinë e produkteve, por edhe sigurinë reale të pacientit.

  1. Si e balancon Riga Pharm aspektin komercial me misionin shëndetësor ndaj qytetarëve?

Barnatorja është pjesë e sektorit të biznesit, por nuk është dhe nuk duhet të trajtohet si biznes i zakonshëm.

Riga Pharm besojmë se suksesi i vërtetë dhe afatgjatë ndërtohet vetëm atëherë kur misioni shëndetësor vendoset përpara interesit komercial afatshkurtër.

Balancën e arrijmë përmes një qasjeje etike dhe të përgjegjshme: duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata besimi me qytetarët, duke ofruar këshillë profesionale të ndershme.

Ne besojmë se besimi dhe integriteti profesional janë vlera që krijojnë qëndrueshmëri, jo vetëm fitimi.

  1. Sa e rëndësishme është këshilla profesionale e farmacistit krahas shitjes së produktit?

Këshilla profesionale është thelbi dhe identiteti i profesionit të farmacistit.

Një produkt mund të blihet kudo, por siguria, efektiviteti dhe përdorimi i drejtë i tij varen drejtpërdrejt nga udhëzimi profesional. Pa këshillë të saktë, edhe produkti më cilësor mund të mos japë rezultatin e dëshiruar ose madje të shkaktojë probleme.

Pikërisht për këtë arsye, në barnatoret e rrjetit Riga Pharm farmacisti nuk është shitës, por këshilltari shëndetësor, i cili dëgjon, analizon dhe orienton pacientin drejt zgjidhjes më të përshtatshme për gjendjen e tij.

Ky është një rol që kërkon dije, etikë dhe përgjegjësi të lartë profesionale — dhe është themeli mbi të cilin ne ndërtojmë besimin e qytetarëve.

  1. Si investon Riga Pharm në trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të stafit?

Investimi në staf është investimi më i rëndësishëm për ne.

Riga Pharm, trajnimi nuk shihet si obligim formal, por si proces i vazhdueshëm i rritjes profesionale dhe njerëzore. Ne organizojmë trajnime të rregullta profesionale, edukim të vazhdueshëm farmaceutik, si dhe programe të posaçme për zhvillimin e aftësive komunikuese, etike dhe këshilluese.

Qëllimi ynë është që çdo farmacist dhe anëtar i stafit të ndihet i përgatitur, i sigurt në vendimmarrjen profesionale dhe i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mban ndaj shëndetit të qytetarëve.

Besojmë fuqishëm se vetëm një staf i edukuar, i motivuar dhe i respektuar profesionalisht mund të garantojë shërbim cilësor dhe besueshmëri afatgjatë.

  1. Çfarë e bën Riga Pharm një punëdhënës tërheqës për profesionistët e farmacisë?

Riga Pharm është një punëdhënës tërheqës sepse ofron stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe respekt të plotë për profesionin e farmacistit. Për ne, punonjësi nuk është thjesht pjesë e procesit, por vlerë qendrore e kompanisë.

Përveç mundësive reale për zhvillim dhe avancim profesional, ne ofrojmë edhe kushte të rregullta pune, mbështetje institucionale dhe sigurim shëndetësor për stafin, sepse besojmë se kujdesi për ata që kujdesen për shëndetin e të tjerëve është thelbësor.

Farmacistët dhe stafi ynë kanë mundësi reale për të mësuar, për t’u avancuar profesionalisht dhe për të kontribuar aktivisht në përmirësimin e shërbimeve dhe standardeve tona.

Ne kemi ndërtuar një kulturë organizative që bazohet në bashkëpunim, transparencë, korrektësi dhe vlerësim të drejtë të punës, duke krijuar një ambient ku profesionistët ndihen të sigurt, të respektuar dhe të motivuar.

  1. Çfarë e dallon Riga Pharm nga rrjetet e tjera të barnatoreve në Kosovë?

Riga Pharm dallohet sepse është ndërtuar dhe drejtohet mbi bazën e filozofisë profesionale të farmacistit, me fokus të qartë dhe të pandryshueshëm në shëndetin dhe mirëqenien e pacientit. Ne nuk e shohim barnatoren si pikë shitjeje, por si pikë kujdesi shëndetësor, ku këshilla profesionale, korrektësia dhe përgjegjësia etike janë po aq të rëndësishme sa edhe vetë produkti.

Na veçon gjithashtu standardizimi i shërbimit, organizimi i brendshëm, procedurat e qarta dhe qasja njerëzore ndaj çdo qytetari që na viziton. Çdo barnatore e rrjetit funksionon sipas të njëjtave parime dhe vlera, duke garantuar një përvojë të njëjtë cilësore për qytetarët, pavarësisht lokacionit.

Në thelb, ajo që na dallon është besueshmëria afatgjatë – besimi që ndërtohet kur pacienti ndjehet i dëgjuar, i respektuar dhe i këshilluar profesionalisht.

Na dallon fakti që Riga Pharm është ndërtuar dhe drejtohet nga farmacistë, me fokus të qartë në shëndetin e pacientit. Ne nuk shesim thjesht produkte, por ofrojmë kujdes, këshillë dhe besueshmëri.

  1. Si siguroheni që çdo njësi e rrjetit të ofrojë të njëjtin standard shërbimi?

Këtë e sigurojmë përmes një sistemi të qartë dhe të mirëstrukturuar të procedurave të standardizuara, trajnimeve të unifikuara dhe monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit. Çdo anëtar i stafit, pavarësisht lokacionit, trajnohet mbi të njëjtat parime profesionale, etike dhe operative.

Riga Pharm kemi ndërtuar një kulturë organizative ku standardi nuk varet nga individi, por nga sistemi. Kjo na mundëson që çdo barnatore e rrjetit të ofrojë të njëjtin nivel profesionalizmi, këshillimi dhe kujdesi ndaj pacientit, duke ruajtur besimin dhe sigurinë e qytetarëve në çdo pikë shërbimi.

  1. Cilat janë prioritetet kryesore të Riga Pharm për vitin 2026?

Prioritetet tona për vitin 2026 janë të orientuara drejt konsolidimit, zgjerimit të kujdesshëm të rrjetit, cilësisë dhe qëndrueshmërisë afatgjatë. Fokus të veçantë do t’i kushtojmë forcimit të rrjetit ekzistues, digjitalizimit të proceseve dhe shërbimeve, si dhe zgjerimit të shërbimeve këshilluese për pacientët.

Një prioritet tjetër kyç mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i stafit, sepse besojmë se cilësia e shërbimit fillon gjithmonë nga njerëzit. Zgjerimi i rrjetit do të jetë i matur dhe i bazuar në standarde të qarta cilësie, jo thjesht në rritje numerike, në mënyrë që çdo hap i ardhshëm të ruajë identitetin dhe vlerat e Riga Pharm.

Synimi ynë është që Riga Pharm të vazhdojë të jetë jo vetëm rrjet barnatoresh, por partner i besueshëm i qytetarëve në kujdesin për shëndetin.

  1. Si e shihni rolin e barnatoreve në të ardhmen e sistemit shëndetësor në Kosovë?

Barnatoret do të kenë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm si kontakti shëndetësor për qytetarët dhe si urë lidhëse mes pacientit dhe sistemit shëndetësor.

Në të ardhmen, farmacisti nuk do të jetë vetëm dispensues i barnave, por partner aktiv në parandalim, edukim shëndetësor, këshillim profesional dhe përmirësim të cilësisë së jetës së pacientëve.

Ky rol kërkon përgjegjësi më të madhe, dije të vazhdueshme dhe standarde të larta etike. Pikërisht në këtë drejtim synon të ecë Riga Pharm – duke fuqizuar rolin e farmacistit, duke ndërtuar besim afatgjatë me qytetarët dhe duke kontribuar në një sistem shëndetësor më funksional, më njerëzor dhe më të qasshëm për të gjithë.

  1. Si farmaciste dhe sipërmarrëse, cili është mesazhi juaj për qytetarët?

Mesazhi im për qytetarët është i qartë dhe i sinqertë: barnatorja nuk është vetëm një vend ku blihet një produkt, por një hapësirë ku kërkohet këshillë profesionale, mirëkuptim dhe kujdes i përgjegjshëm për shëndetin.

Si farmaciste, besoj se çdo qytetar meriton të dëgjohet, të udhëzohet drejt dhe të trajtohet me respekt dhe dinjitet. Shëndeti nuk është çështje kompromisi apo vendimesh të nxituara, por një proces që kërkon njohuri, etikë dhe përgjegjësi profesionale.

Riga Pharm do të vazhdojë të punojë çdo ditë për të ruajtur dhe për të ngritur këtë standard, duke qenë pranë qytetarëve jo vetëm si rrjet barnatoresh, por si partner i besueshëm në kujdesin për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Të tjera të rëndësishme

Më të klikuarat