2.1 C
Orahovac
E premte, 9 Janar, 2026

Raportohet se dy helikopterë i dolën në ndihmë familjes 5-anëtarëshe nga Rahoveci që u aksidentua në Gjermani

Pak çaste më parë, Rahoveci n’Fokus transmetoi raportimet e gazetarit që jeton e vepron në Gjermani, Bahri Cani, lidhur me një aksident ku u përfshi një familje me origjinë nga Rahoveci.

Familja 5-anëtarëshe nga Rahoveci aksidentohet në Gjermani, pak para mbërritjes në vendin ku jetonin

Ndërkaq, sipas komentuesve që banojnë në zonat afër, janë dëgjuar edhe dy helikopterë që thuhet t’i kenë dalë në ndihmë kësaj familjeje.

Identiteti ende s’është bërë i ditur për shkaqe ndjeshmërie, ndërkaq, mësohet se brenda në veturë kanë qenë çifti bashkëshortor dhe me tre fëmijët e tyre të vegjël, 1 deri 3-vjeç.

Redaksia jonë është në pritje të ndonjë raportimi gjerman lidhur me këtë aksident, para se t’u ofrojmë në detaje gjithçka që ka ndodhur pranë kufirit Gjermani-Zvicër, përkatësisht në Waldshut – Tingen./Rahoveci n’Fokus

Të tjera të rëndësishme

Më të klikuarat