
Një grua nga Rahoveci ka njoftuar Policinë e Kosovës për një rast sulmi në familje.
Siç është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh, gruan e sulmoi një mashkull me të cilin bashkëjetonte, e që më pas me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër tjerash në raport policor.