Rahoveciani njofton policinë, persona të panjohur ia vjedhin kasafortën në të cilën kishte edhe një pistoletë me 30 fishekë

Një qytetar nga Rahoveci ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur kasafortën.

Siç i ka thënë ai policisë, në kasafortë kishte edhe një pistoletë me 30 fishekë.

Më poshtë edhe raporti 24-orësh. 

Ankuesi mashkull  kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë deportuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte pistoletën me 30 fishekë dhe pajisje tjera. Disa metra larg shtëpisë është gjetur kasaforta e demoluar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër tjerash.