Rahoveciani krah rahovecianit, Zahir Hamza thotë se gjykimet në Speciale s’kanë qëllim drejtësinë

Serbia ka investuar jashtëzakonisht shumë për të njollosur shtetin e Kosovës dhe luftëtarët e saj, thotë avokati Zahir Hamza.

“Jam i bindur se të gjithë dëshmitarët janë spiunë apo argatë të Serbisë”, ka deklaruar ai, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke vënë në dyshim besueshmërinë e dëshmive që po përdoren në proceset e Gjykatës Speciale.

Sipas Hamzës, këto gjykime nuk kanë për qëllim drejtësinë, por diskreditimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Deklaratën e plotë, ndiqni në videon vijuese: