Rahoveci pritet të bëhet me internet publik falas, do t’i shohim më lehtë dështimet e Smajl Latifit

Rahoveci pritet të bëhet shumë shpejt me internet publik falas.

Dhe këtë premtim kreu Smajl Latifi e bën vetëm katër ditë para nisjes së fushatës zgjedhore.

Gjithsesi, e ka edhe një të mirë kjo: dështimet e kryetarit mund t’i shohim nga cilido cep i qytetit.

Duhet thënë që ky projekt ende është në fazat fillestare, andaj ftojmë militantët që të përmbahen sepse nuk pritet të ndikojë në ndërrimin e votës te qytetarët e komunës së Rahovecit./Rahoveci n’Fokus