Qytetarët të revoltuar me mungesën e ujit

Shumë qytetarë po na shkruajnë në “Inbox” rreth situatës me ujin e pijes.

Sipas tyre, reduktimet janë të përditshme dhe në kohë të njëjtë, por që nuk po e dinë arsyen. 

Pak javë më parë, KRU, si institucion përgjegjës pat thënë që reduktimet derivonin si pasojë e reshjeve të shiut, anise këto të fundit u regjistruan ditë më parë. Dorën në zemër, nuk ishin në sasi të mëdha, por kishte.

Gjithsesi, kjo gjendje mbetet shqetësuese, ndërsa ne kemi dërguar pyetje në adresë të KRU Gjakovës për të marrë një qëndrim rreth gjendjes së krijuar./Rahoveci n’Fokus