Një person është arrestuar në Rahovec pasi që kishte publikuar një video në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.
Policia njofton se ngjarja lidhet me datën 28.11.2025, ndërsa i dyshuari u arrestua të martën më 02.12.2025.
Sipas Policisë, pas publikimit të videos, me urdhër të Prokurorit është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë.
“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe pesë fishekë” – thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është intervistuar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për posedim të paautorizuar të armës.