Publikohet një sondazh për Rahovecin, rezultati befasi

Platforma Kosova.info ka publikuar një sondazh online, rezultatet e së cilit po sjellin shumë befasi.

Kjo platformë thekson se sondazhi është bërë në bashkëpunim me OJQ “Vullneti Rinor” dhe se janë pyetur 557 qytetarë në qytet, Ratkoc, Krushe të Madhe, Xërxë, Fortesë dhe Hoçë të Vogël.

Sipas sondazhit, Smajl Latifi e ka një rënie të theksuar në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kurse Edon Cana një rritje të madhe.

Gjithnjë sipas Kosovainfo, Smajl Latifi prin me 38.9% të votave, pason Edon Cana me 25.8%, pastaj Ali Dula me 17.9% dhe Burim Krasniqi me 17.4%.

Nëse ky sondazh qëndron, Smajl Latifi duket se e ka një rënie prej gati 10% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa PDK në zgjedhjet e po atij viti i kishte 11.25%.

Në vitin 2021, Smajl Latifi i AAK-së i kishte 47.18% në raundin e parë, Visar Korenica i VV-së 24.84%, Burim Krasniqi i LDK-së i kishte 15.92%, Bejtullah Deliu i PDK-së 11.25% dhe Xhafer Bytyqi 0.81%.