Pak çaste më parë, Rahoveci n’Fokus transmetoi raportimet e gazetarit që jeton në Gjermani, Bahri Cani, me këtë të fundit që shpalosi detaje mbi një aksident që ngjau sot fare pranë kufirit Gjermani – Zvicër.
Familja 5-anëtarëshe nga Rahoveci aksidentohet në Gjermani, pak para mbërritjes në vendin ku jetonin
Ai shtoi se përplasja u regjistrua në Waldshut – Tingen, ndërsa rezultoi me pesë të lënduar, të gjithë nga vetura e mërgimtarëve që po ktheheshin në Gjermani.
Sipas Canit, njëri prej fëmijëve ka pësuar lëndime më të rënda, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk po me jep më shumë detaje.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
