Përçarje në degën e OVL-UÇK-së në Rahovec?!

Pardje u mbajt kuvendi zgjedhor i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ku, sipas informatave publike, kryetar u zgjodh Qemajl Krasniqi.
 
Megjithatë, Rahoveci n’Fokus ka mësuar se dy komandantët e batalioneve (nga katër sa janë gjithsej) Xhafer Kadiri dhe Lulzim Krasniqi, bashkë me delegatët e tyre munguan në këtë përzgjedhje.
 
Çka do të thotë kjo se, nga 101 delegatë sa i ka dega e Rahovecit, për zhvillimin e punimeve të pranishëm duhej të ishin 51.
 
Por, mungesa e publikimit të rezultatit ngjall dyshime. Përderisa degët tjera në Kosovë kanë publikuar të dhëna të detajuara, kështu nuk ka ndodhur me Rahovecin.
 
Si nga dega, ashtu edhe nga qendra, nuk është publikuar asnjë detaj, çka mund të çojë në hipotezën se mund të ketë pasur numra më pak sesa që është e nevojshme.
 
Gjithsesi, ne konform etikës gazetareske kemi çuar pyetje në drejtim të kreut të ri tashmë, z.Krasniqi dhe me marrjen e përgjigjes do të dalim me tjetër lajm.

Të ndërlidhura

Deklaratat në Hoqë të Madhe i kushtojnë Popoviqit, do të dëbohet nga Kosova

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviq, të dënohet me 6 muaj burgim dhe me dëbim nga Kosova. Siç njofton gazetarja…

Vazhdoni të lexoni...
Me t’u kthyer nga deti drejt Rahovecit, dy shtetas norvegjezë humbin pasaportat

Pushimet mund të kenë shkuar mirë për ta, por jo edhe fundi i tyre. Dy shtetas norvegjezë kanë humbur pasaportat e tyre në momentin që ndërruan autobusin në Prizren. Kështu…

Vazhdoni të lexoni...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju kenë ikur

Deklaratat në Hoqë të Madhe i kushtojnë Popoviqit, do të dëbohet nga Kosova

  • August 8, 2025
Deklaratat në Hoqë të Madhe i kushtojnë Popoviqit, do të dëbohet nga Kosova

Me t’u kthyer nga deti drejt Rahovecit, dy shtetas norvegjezë humbin pasaportat

  • August 7, 2025
Me t’u kthyer nga deti drejt Rahovecit, dy shtetas norvegjezë humbin pasaportat

Rahoveciani sulmon fizikisht motrën e vëllain

  • August 7, 2025
Rahoveciani sulmon fizikisht motrën e vëllain

Fyeu UÇK-në në Rahovec, Popoviqit i ngritet aktakuzë – ai e pranon fajësinë

  • August 5, 2025
Fyeu UÇK-në në Rahovec, Popoviqit i ngritet aktakuzë – ai e pranon fajësinë