Pas pak fillon mbledhja urgjente, a do të kryejnë punë telefonatat e panumërta të Smajl Latifit?

Smajl Latifi ishte tejet i angazhuar në fundjavë.

Kjo pasi u mor direkt me telefonata në drejtim të asamblistëve të tij, por dhe jo vetëm, për ta mbyllur çështjen e buxhetit.

Kujtojmë, seanca fillon pas pak dhe mbetet të shihet nëse Latifi ka aktivizuar ndonjë nga tentakulat e tij për të kaluar çështjen madhore që kërkohet nga Kuvendi Komunal.

Ne do t’ju raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim.