Pak sport: KF Rahoveci në gjumë, KH Rahoveci javën e ardhshme mëson kundërshtarin në EHF Cup

Që nga 30 prilli (rrafsh 70 ditë) atëherë kur dihej se KF Rahoveci do të marrë pjesë në një nivel më të ulët garash, klubi ka bërë vetëm dy postime në “Facebook”. Dhe paramendoni, të dy postimet ishin urime. Një për klubin e hendbollit, e për të cilin do të shkruajmë pak më poshtë dhe tjetri për legjendën e gjallë, Vahdet Hoxha, që dje regjistroi ditëlindjen e 72. 

Rahoveci n’Fokus përmes burimeve të veta ka arritur të kuptojë se klubi është afër marrëveshjes me një trajner, por që edhe më tutje nuk dëshiron ta bëjë publike. Arsyeja s’dihet. 

Në anën tjetër, Lepenci po vijon angazhimin e pashoq, duke ditur se konkurrenca në Ligën e Dytë do të jetë e madhe. Gjithashtu, Dardania e Qyshkut, që edicionin e kaluar për pak s’ia arriti qëllimit, shihet si “arrë e fortë” për sezonin 2025/2026.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse këto ditë do të ketë ndonjë reagim nga klubi bardhekaltër, që me kalimin e viteve po i afrohet qindvjetorit.

Ndërkaq, sa i përket kampionit të padiskutueshëm të hendbollit, gjërat do të marrin kahje javën që vjen. Saktësisht me 15 korrik, sipas një njoftimi edhe të FHK-së, KH Rahoveci do të mësojë kundërshtarin për raundin e dytë kualifikues, pasi në të parin nuk do të marrë pjesë. 

Në shortin për 1/64, djemtë e Culës do të jenë bartës, çka do të thotë se do të jenë favoritë për të kaluar në 32 skuadrat më të mira të kompeticionit të tretë për nga rëndësia në sportin e hendbollit në kontinentin e vjetër./Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

Kompleksi Sportiv pritet të gumëzhijë – Sot në ora 20:00 stërvitja e radhës e AS Dinamos

Akademia e Sporteve Dinamo Rahovec sot pritet ta shenjojë edhe stërvitjen e radhës. Kështu ka bërë të ditur vetë AS Dinamo përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”. Më…

Vazhdoni të lexoni...
Vetaksidentohet një mini-bus në Mrasor të Rahovecit

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë- Klinë, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës,…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pak sport: KF Rahoveci në gjumë, KH Rahoveci javën e ardhshme mëson kundërshtarin në EHF Cup

  • July 8, 2025
Pak sport: KF Rahoveci në gjumë, KH Rahoveci javën e ardhshme mëson kundërshtarin në EHF Cup

Super-Viva s’e respekton vendimin e drejtorit Krasniqi, koshët e mbeturinave rrezik për sëmundje