Pak më tepër angazhim dhe Edon Cana mund ta kapë balotazhin, qe pse…

Mbështetja e madhe që ka nga udhëheqësit e Partisë Demokratike. 

Në vendet lokale si Rahoveci kjo gjë çmohet me të madhe. Kësisoj, duke parë angazhimin e deritanishëm të tij në parafushatë dhe me intensifikimin e kësaj të fundit, s’është larg mendjes që ish-ambasadori Cana të kalojë  në balotazh si i dyti, e pastaj atje gjithçka të mbetet e hapur. 

Veç kësaj, për shkak të raportit familjar me njërën prej figurave më të fuqishme të PDK-së, Vlora Çitakun, që në një të ardhme të afërt mund ta marrë edhe lidershipin e komplet partisë, për banorët e komunës së Rahovecit, përzgjedhja e “kokrrës” për Canën, nuk mund të shihet edhe aq e papritur. 

Gjithsesi, ka edhe pak kohë deri në nisje të fushatës dhe mbetet të shihet se si do t’i qaset asaj, një nga kuadrot tona më të hershme, rritur e shkolluar në kryeqendrën britanike, Londër./Rahoveci n’Fokus