Njëherë iftar, tani kafe, pastaj në palestër – spikat derbi i madh në hendboll, Rahoveci – Besa Famgas

Përballja e katërt këtë edicion me pejanët. Në të trija herët triumfoi skuadra nga “Mizahir Isma”.

Megjithatë, për të vazhduar këtë ecuri fantastike i duhet mbështetje sportive, përcjell Rahoveci n’Fokus.

Dueli nis sonte nga ora 20:00, teksa është një mundësi e mirë që mbrëmjen e radhës ta shijojmë me hendboll të bukur.

Kjo ndeshje është edhe një lloj testi për të matur cilësinë e njëra-tjetrës para se të mbyllet sezoni i rregullt dhe të shkohet në Play Off.