Një grua në Rahovec njofton policinë për dhunë ndaj saj, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt

Një grua ka njoftuar Policinë e Kosovës për dhunë të shkaktuar ndaj saj nga një i dyshuar, mashkull kosovar.

Kështu bëri të ditur vetë institucioni përmes raportit 24-orësh.

”Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje  i dyshuari mashkull kosovar,ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”