Një punëtore që operon në QKMF është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.
Kështu ka mësuar Rahoveci n’Fokus pranë burimeve në Policinë e Gjakovës.
E njëjta thuhet të ketë lidhje me dallaveret e BSK-së, ku janë arrestuar ose pritet të arrestohen rreth 45 persona.
Autoritetet kanë kërkuar ndihmën edhe të policëve të Rahovecit për kryerjen e megaoperacionit që thuhet të ketë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë.
Kuptohet, nga “kapot” e të arrestuarve janë Sami Mazreku, ish-drejtor i BSK-së dhe Valon Berisha, ish-drejtor i Financave.
Të gjithë të arrestuarit dyshohet se kanë falsifikuat dokumente, kanë deklaruar rrejshëm ose kanë gënjyer mbi kompensimin e dëmeve në aksidente./Rahoveci n’Fokus
*Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm, përderisa mos të dëshmohet e kundërta me vendim të plotfuqishëm të organeve të Drejtësisë.
