Nisja e kampionatit në basketboll mund të shtyhet, shkak zgjedhjet lokale

Përderisa KB Rahoveci 029 nga ora 17:00 në “Mizahir Isma” zhvillon edhe ndeshjen e tretë përgatitore para nisjes së edicionit 2025/2026, ky i fundit mund të shtyhet.

Shkak për këtë janë zgjedhjet lokale. 

Përkundër se nuk ka vendim final, çështja ende po diskutohet, ndërsa kjo nuk pritet të vlejë vetëm për basketbollin, por për të gjithë sportet brenda palestrave. 

Gjithsesi, ditëve në vijim mund të ketë të reja të tjera rreth rastit në fjalë./Rahoveci n’Fokus