Nga janari pagat dalin me rritje, por pse s’u trajtuan dilemat ligjore?

Në fund të muajit tetor, Qeveria e Kosovës mori vendim për rritje të pagave në sektorin publik.

Kjo rritje u njoftua që do të bëhet me dy faza dhe faza e parë u tha se do të fillojë në janar të vitit 2025.

Rrjedhimisht 55 euro nga ky muaj, kurse 55 euro tjera nga korriku.

Kjo u bë përmes Ligjit për Buxhetin, duke rritur koeficientin varësisht nga pozita për 0.5 njësi për gjashtëmujorin e parë të vitit, kurse edhe 0.5 njësi nga korriku.

Por sikur kohën kur u paralajmërua vendimi, ashtu edhe tani kur është afruar koha për zbatimin e tij, dilemat ligjore ekzistojnë akoma.

Rritja e njësive përmes buxhetit dhe jo rritja e koeficientit përmes ndryshimit të Ligjit të pagave vazhdon të vlerësohet e kundërligjshme nga juristët.

“Çdo ndërhyrje në strukturën e koeficientit në pajtim me nenin 42 të Ligjit të pagave është kundërligjore, prandaj insistimi dhe procedimi në këtë formë, siç është bërë në bindjen time, është në kundërshtim të plotë me dispozitat e ligjit për pagat në sektorin publik”, ka deklaruar për Tv Dukagjinin juristi Ardian Bajraktari.

Ndërsa avokati tjetër, Anton Nrecaj, po thotë se kjo situatë është konfuze për shkak sepse sipas tij, nuk është bërë plotësimi i dispozitave ligjore të dalura nga rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e pagave.

“Çfarëdo lloj vendimi që do të nxirret do të jetë një thikë me dy teha për Qeverinë e Republikës së Kosovës, për shkak se ka neglizhuar, respektivisht nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të përfundohet epilogu i dramës së ligjit të pagave në sektorin publik”, ka deklaruar Nrecaj.

Problemet ligjore të vendimit për rritjen e pagave sipas njohësve të ligjit mund të konstatohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Por, pavarësisht dilemave të ngritura publikisht, asnjë prej palëve të autorizuara në fushën politike nuk e ka dërguar këtë vendim në kushtetuese.

Të ndërlidhura

Ankohet organizata “Dylberizëm”, dënohet me 4500€ Lista për Familjen

Organizata joqeveritare “Dylberizëm” ka njoftuar për një vendim të PZAP-it. Më saktë, kjo organizatë ka treguar se PZAP e ka dënuar me 4.500 euro subjektin Koalicioni për Familjen për shkak…

Vazhdoni të lexoni...
Ambasadori gjerman flet për dialogun: Zgjidhjet politike, çelësi për një siguri të qëndrueshme në Kosovë

Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë drejt Bashkimit Evropian, thotë ambasadori gjerman, Jorn Rohde. Thekson se vetëm vendet që e njohin njëra-tjetrën…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Çka na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit?

  • April 30, 2025
Çka na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

  • April 30, 2025
Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

“S’ka rrjet, u ndalë rrjeti”, bujqit rahovecas hasin në telashe gjatë aplikimit për subvencione

  • April 29, 2025
“S’ka rrjet, u ndalë rrjeti”, bujqit rahovecas hasin në telashe gjatë aplikimit për subvencione

E FUNDIT: Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Rahovecit

  • April 29, 2025
E FUNDIT: Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Rahovecit