Nga gjiza te respekti, Smajl Latifi bëhet pambuk karshi familjes Vuçitërna – zbutë tej mase gjuhën

Edhe Smajl Latifi megjithatë e njeh frikën. Frikën nga humbja. Nga humbja në zgjedhjet e 12 tetorit që veçse kanë filluar të nxehen ende pa nisur fushata.

Të gjitha sondazhet joformale të kryera në komunë e vënë Smajl Latifin në balotazh me 35%, teksa në raundin e dytë ka një marrëveshje në parim, pra pa nënshkrim që të gjithë të votojnë kundër tij për ta hequr nga kolltuku i të parit.

Këtë frikë e pohoi indirekt edhe vetë Latifi përmes një postimi në “Facebook”, ku zyrtarizoi kandidaturën e Sabrije Vuçitërnës, familje kjo që u përulë ashpër nga vetë Latifi në seancën e fundit kur iu drejtua asamblistes së VV-së, Vlora Vuçitërna. Kësaj të fundit, kryetari i tha: “nëse i hyjmë në gjeneral familjes tënde, del gjizë” (shih videon e mëposhtme nga minuta 4:25).

Ndërkaq më poshtë keni postimin e sotëm të Latifit, ku thur elozhe për familjen e nderuar Vuçitërna, duke përçuar mesazh e ledhatim parazgjedhor që nuk pritet ta bindë familjen shumë të respektuar në qytet.

Të ndërlidhura

Konkursi për policë të rinj, ftohen që të aplikojnë sa më shumë rahovecianë

Është publikuar konkursi për pranimin e policëve të gjeneratës së re. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të shpërndarë nga Policia e Kosovës. Më poshtëe dhe linku, ndërsa…

Vazhdoni të lexoni...
Latifi mbledhë krerët e institucioneve, injoron çështjen e barnatoreve kujdestare

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka thirrur në një mbledhje krerët e institucioneve si KEDS, Radoniqi, Policia e QKMF, ku ka kërkuar më shumë angazhim, ndoshta edhe për shkak se…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Nga gjiza te respekti, Smajl Latifi bëhet pambuk karshi familjes Vuçitërna – zbutë tej mase gjuhën

  • July 2, 2025
Nga gjiza te respekti, Smajl Latifi bëhet pambuk karshi familjes Vuçitërna – zbutë tej mase gjuhën

Latifi eskalon, fyen familjen Vuçitërna nga Rahoveci – e quan “gjizë”

  • July 2, 2025
Latifi eskalon, fyen familjen Vuçitërna nga Rahoveci – e quan “gjizë”

AS Dinamo zhvendoset në Kompleks me stërvitje, nesër në 20:00 e para e korrikut

  • June 30, 2025
AS Dinamo zhvendoset në Kompleks me stërvitje, nesër në 20:00 e para e korrikut

“Popust”, “Gotovina”, “Osnovica” – në kuponët e Viva Fresh shkruan serbisht

  • June 28, 2025
“Popust”, “Gotovina”, “Osnovica” – në kuponët e Viva Fresh shkruan serbisht