Ka pasur konkurrencë të ngushtë, megjithatë ia doli.
Myhedin Kadiri është përzgjedhur si emisar i vitit 2025 në Diasporë nga lexuesit e Rahoveci n’Fokus.
Në arsyetimet e tyre karshi propozimit, qytetarët dhanë shifrat e pabesueshme të rritjes së biznesit të Kadirit, që po shënon ngritje galopante në Zhenevë të Zvicrës.
E filluar si kompani tash e katër dekada më parë, kompania që ai drejton po vijon me përforcime, andaj s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shtim të mëtutjeshëm.
